Mbrëmje emocionuese në Ligën e Kampionëve , në ndeshjet e para të raundit të 16-shes. Bayern e Atletico japin leksion për kundërshtarët e tyre. Ndërkohë, Barcelona arrin një barazim në frymën e fundit në fushën e Njukasël, ndërsa Galatasaray mundi Liverpulin
Ndeshja e mbrëmshme Atalanta – Bayern dihej se do të ishte e vështirë për ekipin italian n, por askush nuk e priste një dominim fantastik të Bajernit duke demoluar skuadrën italiane 6-1 dhe praktikisht ndeshja kthyese do të jetë vetëm një formalitet pasi gjermanët kanë të sigurt kualifikimin në fazën çerekfinale
Mbrëmë ka shkëlqyer skuadra e Diego Simones, Atletico Madrid në përballjen me skuadrën angleze Tottenham të cilën e fituan me rezultatin e thellë 5-2. Kjo ndeshje edhe njëherë konfirmon krizën e Tottenham. Ndeshja kthyese që do të luhet javën e ardhshme pritet vetëm të konfirmojë kualifikimin e spanjollëve në raundin tjetër
Barcelona ka arritur një barazim dramatik 1-1 në fushën e Njucasël me një penallti të kthyer në gol nga Yamal në minutën e 6 të lojës shtesë. Ekipi që do të kalon në raundin tjetër të garave do të mësohet në ndeshjen kthyese javën e ardhshme.
Fitore shumë të rëndësishme ka regjistruar edhe skuadra turke Galatasaray e cila mundi Liverpulin me rezultatin minimal 1-0. Ndeshjet kthyese të këtyre katër ndeshjeve do të zhvillohen më 18 mars
Rezultatet
Newcastle – Barcelona 1:1 (0:0)
Atletico – Tottenham 5:2 (4:1)
Atalanta – Bayern 1:6 (0:4)
Galatasaray – Liverpool 1:0 (1:0)







