Të tjera lajme

LIGA E PARË: PUBLIKOHET ORARI I RRETHIT TË TRETË TË KAMPIONATIT

Me ndeshjen përmbyllëse të javës së 22-të të  kampionatit  në Ligën e parë të futbollit vendor  mes  Rabotniçkit dhe Arsimit përfundoi  edhe  rrethi i  dytë, kështu që nga data  14  mars zyrtarisht starton rrethi i  tretë  dhe  i fundit i kampionatit  2025/2026.

 Skuadra e Rabotniçkit dje në ndeshjen  kundër  Arsimit të Çegranit regjistroi  fitoren e  katër sezonale dhe vazhdon të mbetet  në pozitën e parafundit me vetëm,  ndërsa  nga ana tjetër  Arsimi pësoi  disfatën  e 10-të  me  26  mbeti në pozitën e  8-të dhe e ka vënë në pikëpyetje mbijetesën në ligë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së 22-të, teksa kampionati elitar hyn në fazën finale dhe të fundit, ku nga xhiroja e 23-të starton rrethi i tretë i sezonit.

 Kështu që në përputhje me kalendarin është përcaktuar orari sipas sistemit “Berger” slloven me 12 klube për ndeshjet nga raundi i 23-të deri në të 33-të në Ligën e Parë të sezonit  2025/2026.

 Në  rrethin e tretë Vardari është në pozicionin më të favorshëm dhe  ndeshjen e fundit  që  pritet  të  përcaktojë  se  cila  skuadër  do të  fitojë  titullin kampion do të luajë me Shkëndijën në Shkup.

Ndeshjet  tjera që tërheqin vëmendjen në rrethin e tretë janë  në  xhiron e  31-të ku takohen Shkëndija – Struga Trim Lum dhe ndeshje e xhiros së 32-t,  ku  Struga Trim Lum  takohet me Vardarin.

Në xhiron e 23-të  që do të  zhvillohet  të dielën më 14 mars me fillim në ora  14:00, takohen:  Shkëndija – Arsimi, Vardari – AP Brera, Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P, Sileksi – Pelisteri, Bashkimi – Rabotniçki  dhe  Tikveshi Shkupi.

Ndeshjet e rrethit të tretë, tashmë do të zhvillohen vetëm gjatë së dielës.

 Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit