Socialdemokratët përmes një press-konference kanë njoftuar se BE-ja ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut për ndikime të Rusisë dhe të partisë SNS të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas LSDM-së, ky paralajmërim ka ardhur nga Komisonerja e BE-së, për Zgjerim, Marta Kos, duke shtuar se Brukseli nuk do të lejojë që Maqedonia të bëhet “kali i Trojës” në BE.
“Këtu pas meje qartazi shkruan se cfarë ndodh rreth rrugëtimit të vendit drejt BE-së. Citoj; Duhet të rezistoni ndaj ndikimit toksik nga Rusia dhe vendeve tjera dhe se nuk do të lejojmë “kalin e Trojës” në BE. Ky është mesazhi I Marta Kos, Komisioneres për zgjerim. Mesazh më të fuqishëm, më të qartë, e më të saktë deri tani nuk kemi marrë. Toksike është ndikimi nga Rusia, toksike është ndikimi nga Kina, toksike është ndikimi nga SNS-ja e Vuçiqit. Kjo është që LSDM-ja me muaj të tërë është duke e përsëritur” – ka deklaruar në press-konferencë, Andrej Zhernovski nga LSDM-ja.







