Të tjera lajme

“SAFE CITY”: KUSHTETUESJA HODHI POSHTË NISMAT E KONTESTIMIT!

Gjykata Kushtetuese i ka refuzuar nismat për kontestimin e sistemit “Qytet i Sigurt” dhe disa dispozitave të Ligjit për shkeljet.
Nismat u dorëzuan nga Aleanca për Shqiptarët dhe një student për mos-përdorimin e gjuhës shqipe në mesazhet për shkelje.

Gjykata Kushtetuese i ka refuzuar iniciativat për të kontestuar sistemin “Qytet i Sigurt”, respektivisht disa dispozita të Ligjit për shkeljet. Iniciativa për kontestimin e “Safe City” u dorëzuan nga dy degët e Aleancës për Shqiptarët, të udhëhequra nga Ziadin Sela dhe Arben Taravari, si dhe nga studenti Ili Pacuku, për shkak të mos-përdorimit të gjuhës shqipe në mesazhet për shkeljet.

Vërrejtje pati edhe për zbatimin e sistemit vetëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, pastaj për detyrimin e posedimit të telefonit celular dhe adresës së internetit për dërgimin e mesazheve, si dhe për zbatimin selektiv të ligjit dhe për diskriminim ndaj shqiptarëve. Me këto iniciativa kërkohej që Gjykata Kushtetuese të shfuqizonte dispozitat “kontroverse”.

Raportuesja e çështjes, gjyqtarja Ana Pavlovska-Daneva, tha se Gjykata ka praktikë të pasur kushtetuese, ku nuk është hapur procedurë dhe ka refuzuar iniciativën.

Ajo dha si shembuj kontestimin e detyrimit për vendosjen e kamerave dhe të Ligjit për Arsimin Fillor, ku kërkohej kontestimi i ligjit për shkak të qasjes jo të barabartë të nxënësve në internet dhe kompjuterë gjatë pandemisë së COVID-it. Ajo tha se këto iniciativat u refuzuan sepse hynin në fushën e zbatimit të ligjit, për të cilën Gjykata Kushtetuese nuk vendos.

Të fundit