Në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2024 janë lindur 3,55 milionë foshnje, që paraqet një rënie prej 3,3% krahasuar me vitin 2023.
Edhe në Maqedoninë e Veriut norma e fertilitetit në vitet e fundit është në rënie. Ajo ka qenë 1,52 në vitet 2004 dhe 2014, ndërsa ka rënë në 1,49 në vitin 2023 dhe në 1,44 fëmijë të lindur për grua në vitin 2024.
Kjo normë është dukshëm nën nivelin prej 2,1 fëmijë për grua, që konsiderohet i nevojshëm për ripërtëritjen natyrore të popullsisë. Si pasojë, Evropa, por edhe vendi ynë, po përballen me sfida serioze demografike.
Mosha mesatare e grave kur lindin fëmijën e parë në BE gjatë vitit 2024 është 29,9 vjeç.
Në Maqedoninë e Veriut, gratë fëmijën e parë e lindin mesatarisht në moshën 27,8 vjeç.
Të dhënat e Eurostatit tregojnë se në vitin 2024 në BE janë lindur pothuajse dy herë më pak fëmijë se para gjashtë dekadash.
Në vitin 2024 në BE u regjistruan 3,55 milionë lindje, që korrespondon me një normë bruto të natalitetit prej 7,9 lindje për 1000 banorë. Për krahasim, kjo normë ishte 10,5 në vitin 2000, 12,8 në vitin 1985 dhe 16,4 në vitin 1970.
Edhe në Maqedoninë e Veriut numri i fëmijëve të lindur është në rënie të vazhdueshme: Në vitin 1960 kishte 44.095 lindje, në vitin 1970 – 37.862, më 1990 – 35.401, në 2000 – 29.308, më 2010 – 24.296, në 2020 – 19.031, deri në nivelin më të ulët rekord prej 16.061 lindjesh në vitin 2024.







