Të tjera lajme

KOMISIONI DISIPLINOR DËNOI SHKËNDIJËN ME 5.000 EURO  

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka marrë disa vendime që kanë të bëjnë me KF Shkëndija dhe ndeshjen e xhiros së 20-të në Ligën e Parë të Futbollit kundër Pelisterit.

 Klubi jonë është gjobitur me 5.000 euro për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë – thuhet në komunikatën zyrtare të KF Shkëndija.

Sipas komunikatës, në aspektin individual, futbollisti Imran Fetai është dënuar me ndalim paraqitjeje në dy ndeshje (karton i kuq në duelin me AP Brera në xhiron e 22-të), ndërsa Ronaldo Uebster është dënuar me ndalim paraqitjeje në një ndeshje (karton i dytë i verdhë pas përfundimit të takimit me Vardarin, xhiroja e 21-të).

Gjithashtu, ndaj KF Shkëndija është hapur edhe procedurë disiplinore shtesë, për shkak të hedhjes së gjësendeve të forta në fushë në takimin e xhiros së 22-të me AP Brera.

Komisioni Disiplinor ka inicuar procedurë edhe ndaj Vardarit, lidhur me organizim të dobët të ndeshjes kundër Shkëndijës në Shkup.

 Ndërkohë, Komisioni Disiplinor ka pezulluar edhe disa trajnerë dhe futbollistë.

Shaban Suliman trajner i Rabotniçkit, pezullohet me dy ndeshje,

Aleksandar Vasoski i Sileksit gjithashtu me dy ndeshje, Toni Meglenski trajner në KF Vardar pezullohet me një muaj dhe futbollisti i Sileksit, Darko Dodev me një ndeshje.

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit