Të tjera lajme

BERAT IMERI :TË ARKËTOJMË TRE PIKË SHUMË TË RËNDËSISHME!

Kampionati  në Ligën e dytë  vazhdon  këtë fundjavë  me ndeshjet e  xhiros së 20-të, ndeshja e më interesante pritet të zhvillohen në Haraçinë ku  përballen Shkëndija  dhe Detonit Plaçkovica  dhe në Tetovë ku takohen  Teteksi – Novaci

Shkëndija e Haraçinës  nesër në stadiumin e Fortunës në Hasanbeg do të  përballet me ekipin Detonit Plaçkovica. Vendasit  në  këtë  ndeshje  kanë për  qëllim  të regjistrojnë  fitore  dhe të vazhdojnë  të mbeten në pozitën që u  garanton kualifikim në elitën e  futbollit. Trajneri Berat Imeri  për  TV koha  tha se më e rëndësishme  është që të fitojnë pikët

’Na pret  një ndeshje  shumë e rëndësishme kundër një kundërshtari  shumë serioz dhe me shumë përvojë në Ligën e dytë. Mendoj se  djemtë  tanë  janë të përgatitur maksimalisht  për  ti marrë  tre  pikët . Mendoj s e me një përkrahje maksimale  nga  publiku do ti arrijmë qëllimit  dhe të arkëtojmë tre pikë shumë të rëndësishme  për  rrugëtimin  tonë  drejtë Ligës së parë’’ deklaroi trajneri Berat Imeri

 Duke  u bazuar në përvojën e  gjatë që ka  kjo skuadër, tanimë ka  krijuar kushte  dhe ka  kapacitet të bollshëm  për të realizuar  objektivin

‘’Mendoj se  klubi ka kapacitet. Futbollistët janë mjaftë të përgatitur , ekipi është mjaftë mirë  i ndërtuar. Mendoj  se me  durim dhe  me  qetësi maksimale   do të arrijmë  te fitorja ‘’ tha trajneri Imeri

Në  xhiron e  20-të, me  fillim në ora  14:30, takohen: Teteksi – Novaci, Bregallnica – Kamenica Sasa, Vardari – Prespa, Kozhufi – Ohri, Pobeda – Skopje, Osogova – Golemo Konjare , Bellasica – Slloga Vinicë  dhe  Shkëndija  Haraçinë – Detonit – Plaçkovica

Shaban Sinanni – TV KOHA

Të fundit