Kampionati në Ligën e dytë vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 20-të, ndeshja e më interesante pritet të zhvillohen në Haraçinë ku përballen Shkëndija dhe Detonit Plaçkovica dhe në Tetovë ku takohen Teteksi – Novaci
Shkëndija e Haraçinës nesër në stadiumin e Fortunës në Hasanbeg do të përballet me ekipin Detonit Plaçkovica. Vendasit në këtë ndeshje kanë për qëllim të regjistrojnë fitore dhe të vazhdojnë të mbeten në pozitën që u garanton kualifikim në elitën e futbollit. Trajneri Berat Imeri për TV koha tha se më e rëndësishme është që të fitojnë pikët
‘’Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme kundër një kundërshtari shumë serioz dhe me shumë përvojë në Ligën e dytë. Mendoj se djemtë tanë janë të përgatitur maksimalisht për ti marrë tre pikët . Mendoj s e me një përkrahje maksimale nga publiku do ti arrijmë qëllimit dhe të arkëtojmë tre pikë shumë të rëndësishme për rrugëtimin tonë drejtë Ligës së parë’’ deklaroi trajneri Berat Imeri
Duke u bazuar në përvojën e gjatë që ka kjo skuadër, tanimë ka krijuar kushte dhe ka kapacitet të bollshëm për të realizuar objektivin
‘’Mendoj se klubi ka kapacitet. Futbollistët janë mjaftë të përgatitur , ekipi është mjaftë mirë i ndërtuar. Mendoj se me durim dhe me qetësi maksimale do të arrijmë te fitorja ‘’ tha trajneri Imeri
Në xhiron e 20-të, me fillim në ora 14:30, takohen: Teteksi – Novaci, Bregallnica – Kamenica Sasa, Vardari – Prespa, Kozhufi – Ohri, Pobeda – Skopje, Osogova – Golemo Konjare , Bellasica – Slloga Vinicë dhe Shkëndija Haraçinë – Detonit – Plaçkovica
Shaban Sinanni – TV KOHA







