Me ndeshjet Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P dhe Vardari -AP Brera nesër nis rrethi i tretë të kampionatit 2025/2026 në Ligën e pare të futbollit vendor.
Stadiumi i qytetit në Strugë nesër është nikoqire e ndeshjes Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P në kuadër të javës së 23-të në Ligëm e pare të futbollit vendor.
Struga Trim Lum në gjashtë ndeshjet e sezonit pranveror regjistroi një fitore, tre barazime dhe dy humbje dhe pikërisht për këtë arsye fitorja kundër ekipi nga Gjorçe Petrovi është shumë e rëndësishme për të mbajtur hapin për kreun e tabelës.
Futbollisti strugan Besmir Bojku për TV Koha tha se do të jetë ndeshje vështirë por pikët do të mbeten në Strugë.
“Sigurisht se na prêt një ndeshje shumë e vështirë. Kemi hyrë në fazën e fundit të kampionatit ku secilës ekip i nevojiten pikët .Por mendoj se tre pikët duhet të mbesin në Strugë dhe të vazhdojmë garën për tutje” deklaroi Besnir Bojku futbollist I KF Struga Trim Lum
Ndeshja Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P luhet nesër me fillim në ora 12:30. Nesër me fillim në orën 14:30 në program është edhe ndeshja Vardar –AP Brera.







