Të tjera lajme

STRUGA T.L – MAKEDONIJA GJ.P HAPIN RRETHIN E TRETË TË KAMPIONATIT

Me  ndeshjet  Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P  dhe Vardari  -AP Brera nesër   nis rrethi i tretë të kampionatit  2025/2026  në Ligën e pare të futbollit  vendor. 

Stadiumi i qytetit në Strugë nesër është nikoqire e ndeshjes Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P në kuadër të javës së 23-të në Ligëm e pare të futbollit vendor.

Struga Trim Lum në gjashtë ndeshjet e sezonit pranveror  regjistroi një fitore, tre barazime dhe dy humbje dhe pikërisht për këtë arsye fitorja  kundër ekipi nga  Gjorçe Petrovi është shumë e rëndësishme për të mbajtur hapin për kreun e tabelës.

Futbollisti strugan Besmir Bojku për TV Koha tha se do të jetë ndeshje vështirë por pikët do të mbeten në Strugë.

Sigurisht se na prêt një ndeshje shumë e vështirë. Kemi hyrë në fazën e  fundit të kampionatit ku secilës ekip i nevojiten pikët .Por mendoj se tre pikët duhet të mbesin në Strugë dhe të vazhdojmë garën për tutje”  deklaroi  Besnir Bojku  futbollist I KF Struga Trim Lum

 Ndeshja  Struga Trim Lum – Makedonija  Gj.P  luhet  nesër me  fillim në ora  12:30.  Nesër me fillim në orën 14:30 në program  është edhe ndeshja Vardar –AP Brera.

Shaban Sinani – TV KOHA

Të fundit