Të tjera lajme

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 17 Mars Tetovë dhe Gostivar

Dje, në ora 12:00, në SPB Tetovë, një 47-vjeçare nga Tetova raportoi se në një objekt shitjeje ishte sulmuar fizikisht nga një shoqja e saj, e cila gjatë incidentit kishte dëmtuar edhe një pjesë të inventarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Dje, në ora 20:00, në SPB Tetovë, një 55-vjecar nga fshati Pirok i Tetovës raportoi se djali i tij i mitur dhe një shok i tij ishin sulmuar fizikisht nga një 20-vjeçar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Dje në ora 21:55, në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë privuan nga liria një 65-vjecar nga i njëjti fshat, nën dyshimin se më 14.Mars kishte kryer vjedhje në një xhami në fshatin Vrapçisht, rajoni i Gostivarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Dje, në ora 17:15, në pikën kufitare Jazhincë, zyrtarë policorë privuan nga liria një 41-vjecar nga fshati Sellarcë e Epërme. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit të dokumenteve u konstatua se automjeti i tipit “Shkoda Octavia”, të cilin ai e drejtonte, kërkohej nga Interpol Austria. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

Sot pas mesnate, në ora 01:40, në rrugën magjistrale Tetovë–Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar privuan nga liria një 32-vecar nga fshati Llacë i Tetovës. Gjatë kontrollit në komunikacion, ai u ndalua teksa drejtonte një automjet “Opel” me targa të Tetovës dhe u konstatua se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Gjatë ditës së djeshme (17 mars), në rajonin e SPB Tetovë u realizua kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të tyre. Janë sanksionuar gjithsej 18 drejtues (TE-14 dhe GV-4) për parkim të parregullt, ndërsa 12 automjete (TE-12) janë ngritur me mjetin special “merimangë”. Gjithashtu, janë sanksionuar edhe 67 kundërvajtje të tjera në komunikacion (TE-43 dhe GV-24).

Të fundit