Java e 14-të e kampionatit në Ligën e tretë Perëndim zhvillohet nesër me fillim në ora 14:30, ndërsa derbi luhet në Bërvenicë mes Vardarit dhe Vëllazërimit të Kërçovës.
Kampionati në Ligën e tretë në grupin Perëndim vazhdon edhe nesër me ndeshjet e xhiros së 14-të, ku në program janë disa përballje duele interesante.
Lideri në renditjen e tabelës klubi i futbollit Kamjani është nikoqire e ekipit Luboteni të Tetovës që aktualisht me vetëm 6 pikë mban pozitën e parafundit në tabelë.
Për vendasit pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi e llojit të vet.
Një ndeshje mjaft interesante do të zhvillohet në stadiumin e Bërvenicës mes Vardarit vendas dhe Vëllazërimit të Kërçovës. Dy ekipet janë pretendente për kreun e tabelës.
Poashtu kjo javë sjell edhe përballjen e dy ish skuadrave të ligës së parë Renova –Drita e Bogovinës .
Në javën e 14-të takohen: Reçica – Skënderbeu, Renova – Drita, Xhepçishti – Dobroshti, Kamjani – Luboteni dhe Vardari – Vëllazërimi.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:30.







