Të tjera lajme

ARSIMI I BËRI SHËRBIM SHKËNDISË, MPOSHTI VARDARIN NË GOSTIVAR!

Në dy ndeshjet kryesore të javës së 24-të në Ligën e Parë të futbollit, Arsimi i Çegranit I bëri një shërbim të madh Shkëndisë së Tetovës, duke mposhtuar Vardarin në Gostivar, kurse në ndeshjen në Shkup, Shkëndija mposhti Makedonija Gjorce Petrovin. Vardari dhe Shkëndija tashmë janë barazuar me pikë, dy skuadrat kanë nga 58 pikë.

Arsimi i Cegranit, pas rezultateve të dobëta në pjesën pranverore të kampionatit, bëri befasinë më të madhe në këtë xhiro duke mposhtur Vardarin në Gostivar 1 me 0. Golin e vetëm e shënoi spanjolli Goni në pjesën e parë të ndeshjes.

Pavarësisht se referi kryesor e vazhdoi ndeshjen për 11 minuta, Vardari nuk arriti ta barazojë rezultatin.

Në ndeshjen tjetër të xhiros së 24, në Shkup, Shkëndija shënoi fitore minimale 1:0 kundër Makedonija Gj.P me golin që e shënoi Endrit Krasniqi në pjesën e dytë të ndeshjes.

Me këto dy rezultate, gara për titullin kampion bëhet gjithnjë e më interesante dhe për të dy skuadrat cdo ndeshje e radhës do të jetë vendimtare deri në përballjen direkte mes Vardarit dhe Shkëndijës.

Tabelës tani i prijnë dy skuadrat, Vardari dhe Shkëndija që kanë të tubuar nga 58 pikë.

Të fundit