Të tjera lajme

LIGA E TRETË: KAMJANI DHE VËLLAZËRIMI SHËNOJNË FITORE TË SIGURTA

Pas kompletimit të  xhiros së 14 në Ligën e tretë Perëndim dy skuadrat e para  Kamjani dhe Vëllazërimi i Kërçovës regjistruan fitore të sigurta kundër Lubotenit  dhe  Vardarit të Bërvenicës.

Java e 14  e sezonit 2025/2026  në Ligën e tretë Perëndim prodhoi 4 fitore  të  skuadrave vendase dhe vetëm një fitore të ekipit mysafir ku janë shënuar numër  rekord të golave  29 gola në pesë ndeshje apo afro  6 gola mesatarisht  për çdo ndeshje.

Derbi i javës që u zhvillua në Bërvenicë mes Vardarit dhe Vëllazërimit  ka përfunduar me fitore  0-2 për skuadrën kërçovarëve.

Vëllazërimi tani me 29 pikë është e vetmuar në pozitën e dytë me katër pikë diferencë nda Vardarit  në pozitën e tretë.

Lideri në renditjen e tabelës klubi futbollit Kamjani edhe kundër Lubotenit    shënoi  fitore  të  thellë 7-0  dhe me 35  pikë vazhdon të  kryeson tabelën e klasifikimit. Në tre  ndeshjet tjera ekipet vendase shënuan fitore  të  sigurta.j 

Në javën e  14-të u regjistruan këto rezultate: Reçica – Skënderbeu 5-1, Renova – Drita 4-3, Xhepçishti – Dobroshti 7-0, Kamjani – Luboteni  7-0 dhe Vardari – Vëllazërimi 0-2. 
 
Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit