Të tjera lajme

PËRFAQËSUESJA E RMV-së NISI OPERACIONIN “ANTI DANIMARKË”!

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut  në futboll nga dita e djeshme janë grumbulluar në Shkup për ndeshjen  e pley of-it kundër Danimarkës të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nga dita e djeshme edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për ndeshjen e “play-off” kundër Danimarkës, e vlefshme për kualifikim në Botërorin 2026 që kësaj radhe mbahet në SHBA-Kanada dhe Meksikë.

 Nën drejtimin e seleksionuesit të ri Goce Sedlloski, reprezentacioni ynë  dje në orët e pasditës në kampion stërvitor të FFM-së mbajti seancën e parë, stërvitore  ku munguan  disa futbollist të cilët do të grumbullohen sot shkaku  i obligimeve në klubet e tyre. 

 Të pranishëm në séancën e parë  ishin debutuesit si Imran Fetai, Reshat Ramadani dhe kolumbiani me pasaportë të Maqedonisë Sebastian Herera.

Në prononcimin e tij të parë futbollisti kolumbian tha se ekipi duhet të jetë maksimalisht i motivuar për ndeshjen me Danimarkën 

 “Me padurim pres që të fillojmë. Është shumë me rëndësi të funksionojmë si skuadër që të gjithë. E di që në pozicionin tim është Alioski, që ka përvojë shumë të madhe dhe është për disa vite në përfaqësuese. Kjo për mua është një motivim shtesë. Na pret një ndeshje shumë e rëndë. Danimarka është një skuadër shumë e fortë, mirëpo neve duhet të fokusohemi tek vetvetja. Besoj se gjasat janë 50-50, ashtu që gjithçka varet nga ne. Jemi maksimalisht të motivuar, ashtu që shpresoj në një rezultat pozitiv, pse jo edhe një kualifikim në finale” – u shpreh Sebastian Herera.

 Ndeshja e play off-it  për kualifikim në Botërorin 2026, Danimarkë  – Maqedoni  zhvillohet më 26 mars  të enjten me  fillim në pra 20:45 në Kopenhagë. 

 Shaban  Sinani – TV Koha

Të fundit