LSDM-ja të përgjigjet nëse shefi i tyre I PR-it, Bashanoviq, ka qenë ndërmjetës në marrëveshje të dyshimta biznesi në sektorin e energjetikës dhe në procesin e ndryshimit të emrit të shtetit që u realizua nga Zaev dhe Filipçe?
Akuza vjen nga VMRO-DPMNE ku gjithshtu kërkojnë sqarim nga socialdemokratët nëse 1.5 milion euro nga afera “Zhvatja” kanë përfunduar te shefi i tyre i ri i PR-it, Bashanoviq.
Miku i afërt i Zaevit dhe këshilltari i tij personal, Zoran Bashanoviq, i cili tani është në krye të qendrës për, siç thuhet, propagandë dhe manipulime të SDS-së, sipas burimeve nga vendi i tij i origjinës, dyshohet se ka përfituar pikërisht një milion e gjysmë euro nga afera “Reket”. Mediat serbe, përveç Zaevit, e kanë lidhur edhe Bashanoviqin si një nga pjesëmarrësit në aferën “Reket”. Sipas një portali serb, në një bisedë të incizuar me përmbajtje inkriminuese, Bashanoviq thuhet se deklaron se tani është koha që gjithçka të paguhet dhe se më në fund ka ardhur momenti që të “mbushet si anije”.
Në të njëjtën temë kanë reaguar edhe nga LSDM-ja. Sipas tyre, sikurse VMRO gënjente se do ta kthejë emrin në të njëjtën mënyrë zhvillonte fushatë të rrejshme se është cënuar gjuha maqedonase.
Socialdemokratët thonë se nuk zbatohet Ligji për zbatimin e gjuhës maqedone.
“Sot Grupi Parlamentar I LSDM-së dhe koalicionit dorëzon kërkesë për debat mbikqyrës për zbatimin e implementimit të dispozitave për përdorimin e gjuhës maqedone. Ne nuk u gjunjëzuam dhe nuk lutëm për pushtet, duke premtuar ndryshimin e emrit. Nre mbrojmë Maqedoninë përmes NATO-s dhe e duam Maqedoninë në BE. Këto janë interesa kombëtare, mes tjerash edhe mbrojtja e gjuhës”
Ditëve të fundit vazhdojnë përplasjet nga distanca midis dy forcave më të mëdha politike në vend. Temat që prekin press-konferencat nga dy selitë partiake janë nga më të ndryshmet, por shpeshherë, sic duken nga akuzat e kundërakuzat, nxirren shumë të palara në pretendimet për veprime korruptive.







