Të tjera lajme

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 22 Mars Tetovë dhe Gostivar

Dje, rreth orës 21:15 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë arrestuan një 43-vjecar nga Tetova, duke vepruar pas një kallëzimi të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 42-vjeçare, e cila deklaroi se ai e kishte sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë. Sipas saj, gjatë një periudhe të mëparshme ai kishte shfaqur sjellje agresive të përditshme dhe kishte kërcënuar atë dhe fëmijët e tyre.

Dje, në orën 16:45 në SPB Tetovë, një grua 43-vjeçare nga Tetova raportoi se në shtëpinë e saj, pas një mosmarrëveshjeje, ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj 26-vjecardhe nusja e saj 21-vjecare, të dy nga Tetova. Ata janë thirrur në polici dhe me ta është zhvilluar bisedë zyrtare.

Dje, në orën 19:30 në Tetovë, policia arrestoi një 40-vjecar nga fshati Sellcë. Gjatë një kontrolli në komunikacion në rrugët “Boris Kidriç” dhe “Jane Sandanski”, ai u ndalua teksa drejtonte një automjet “Volksvagen Touran” me targa të Tetovës. Pas verifikimeve u konstatua se ai po drejtonte mjetin pa pasur patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar dhe ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.

Dje, në orën 17:50 në rrugën “Vëllezërit Miladinov” në Tetovë, u arrestua një 29-vjecar nga fshati Reçicë e Madhe, pasi tek ai u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedurë përkatëse.

Dje në orën 11:40 në SPB Gostivar, nga Ndihma e Shpejtë u raportua se në një shtëpi familjare i ishte dhënë ndihmë mjekësore një 38-vjecari nga Gostivari, i cili më pas u transportua në spital, ku në orën 14:40 ndërroi jetë. Mjeku konstatoi vdekje pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi. Është kryer edhe inspektim nga ekipi i SPB Tetovë.

…Dje orën 09:00 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, u arrestua një 29-vjecar nga fshati Vrapçisht. Ai kishte qenë i përfshirë në një aksident trafiku me një automjet “Opel” me targa sllovake dhe një kamion “Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 51-vjecar nga fshati Banjicë e Poshtme. Gjatë kontrollit u konstatua se 29-vjecari ishte nën ndikimin e alkoolit (0.97 promilë) dhe po drejtonte pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Dje, në orën 17:05 në SPB Gostivar u raportua për një zjarr në një objekt ndihmës (stallë) në oborrin e një shtëpie në fshatin Banjicë e Madhe, pronë e një 70-vjecari. Objekti u dogj plotësisht dhe u përfshinë edhe tre shtylla elektrike në pronësi të EVN Maqedoni. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri u shua nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Gostivar dhe është kryer inspektim në vendin e ngjarjes.

Të fundit