Tarraca me anë të hapura nëpër lokale, hyrje të vecanta në objekte hotelerike për duhanpirësit, pullaze të lëvizshme nëpër objekte, këto janë risitë kryesore që pritet t`i sjellin ndryshimet ligjore të ligjit anti-duhan.
Por, rituali I ndezjes së cigares dhe shijimit të kafesë nëpër lokale duket se do të përballet me restriksione.
Qytetarët e kanë të vështirë të heqin dorë nga rituali I mëngjesit, cigare dhe kafe.
Duhanpirësit do të thonë se në lokale, pa kafe dhe pa cigare, nuk mundet. Nëse ulemi diku fillimisht shtrohet pyetja “më falni mundet një taketuke?” kurse më pas jepet porosia. Por, ata që nuk janë duhapirës, mezi presin të hyjë në fuqi ligji anti-duhan. Duket se duhanpirja nuk është vetëm një ves, por edhe një institucion social. Qytetarët janë dëshmitarë se nëpër institucione, zyra ose sportele ndjehet tymi i duhanit dhe aroma e kafesë së freskët. Imponohet dilema hamletiane, ta ndezi ose jo një cigare?
Tv Koha pyeti disa qytetarë të Tetovës nëse janë të gatshëm të heqin dorë nga ky ritual. Përgjigjet e tyre janë sa kreative po aq edhe të sinqerta.
-A mund ta pini kafenë e mëngjesit pa cigare?
“Nuk mundet.
-Por, çfarë mendoni për Ligjin anti-duhan?
Duhet të hyjë në fuqi ligji”
“Kafenë jam duke e pirë vetëm me cigare. Në mëngjes kur zgjohem pijë kafe cdoherë dhe me cigare, se pa kafe unë cigare s`mund të pi, esëll s`mund ta pi, kafenë mund ta pijë vetëm me cigare, më jep forcë dhe energji. Kafeja më detyron ta ndezi cigaren”
“Unë cigaren nuk e pijë dhe më pengon cigarja e të tjerëve. Kafenë e pijë pa problem pa cigare. Ligji është shumë I mirë, sikurse në Evropë edhe këtu duhet të jetë, por si do të vendos parlamenti, mendoj se duhet të kalojë në parlament”
“Po, unë mundem. I mirë është”
Por, propozuesit e ligjit të ri anti-duhan, nuk e kanë dëgjuar zërin e pronarëve të bizneseve të vogla, sic janë tobakot, kiosqet, minimarketet dhe bizneset tjera të vogla familjare. Që në fillim ata alarmuan se do të goditen seriozisht me humbje financiare, t`I largojnë punëtorët nga puna dhe të mbyllin objektet e tyre.
Sipas të dhënave të komunitetit të biznesit, bëhet fjalë për më shumë se 4.000 ndërmarrje të vogla e të mesme, në të shpeshtën e rasteve biznese familjare që varen drejtpërdrejti nga shitja e prodhimeve të duhanit.
Profesori Universitar, Bashkim Selmani, thotë se gjatë miratimit të ligjeve të këtilla dominon interesi I grupit.
“Nëse bëhet një analizë të gjendjes faktike, do të shohim se edhe ligji paraprak nuk është respektuar në momentin dhe kohën e duhur dhe kjo më tepër bën një çoroditje evropiane sepse të gjitha ligjet që sillen, fatkeqësisht dominon ajo që është interesi i grupit. Pra, edhe me këtë rast, vet shtyerja e këtij projekt-ligji u bë nga kompanitë hotelerike të cilët duan më tepër kohë.
Sipas tij, ligji evropian do të detyrojë shumë lokale dhe institucione që ta respektojnë ligjin anti-duhan.
“Sa I përket formës së dytë, tani shohim se me marrëveshje me bizneset private, sic shihet edhe disa ligje dhe plotësime janë të interesuar për t`i devijuar, për shkak se në objekte të mbyllura, nëse është ligji evropian, nuk pihet duhani duhet të respektohet dhe nuk duhet të bëjë lëshime institucioni”
Me ligjin e propozuar anti-duhan, autoritetet shëndetësore në vend paralajmërojnë ulje drastike të numrit të duhanpirësve për dy-tri vitet në vazhdim.
Për momentin, shkalla e duhanpirjes nmë vend është rreth 45% ose rreth 589.000 duhanpirës aktiv. Nëse realizohet qëllimi, numri mund të ulet në afërsisht 294.500 deri në vitin 2028.
Sic paralajmërohet, ligji anti-duhan duhet të vendoset në rend dite në një nga seancat e ardhshme të Qeverisë. /TV KOHA/







