19/05/2024
19.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

A do të flemë 1 orë më shumë në Maqedoni? Deri të dielën duhet të merret vendimi mbi ndryshimin e orës

Të dielën e fundit të muajit tetor, akrepat kthehen pas 60 minuta.

Ndërrimi i orët është planifikuar të ndodhë më 30 tetor kur të gjithë do të flemë 1 orë më shumë.

Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Ndërkaq, autoritetet e Maqedonisë së Veriut po shqyrtojnë mundësinë që këtë vit për shkak të krizës energjetike, të vazhdohet llogaritja verore e kohës. Vendimi final pritet ditëve në vijim.

 

Të fundit