20/06/2024
22.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lehtësohen procedurat për vendosjen e fotovoltaikëve

Qytetarët dhe komuniteti i biznesit do të mund të vendosin sa më shpejt dhe në kushtet më të favorshme termocentrale fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike. Ndryshimet në Ligjin e Ndërtimit hynë në fuqi si pjesë e një sërë masash mbështetëse në kushtet e krizës më të madhe energjetike në botë.
Në këtë mënyrë, siç thuhet në një komunikatë nga Qeveria, thjeshtësohet procedura e instalimit të termocentraleve fotovoltaike në objekte, deri në 6 kilovat për amvisëri dhe deri në 40 kilovat për kompanitë.
Është thelbësore që procedura është pa procedura administrative dhe nuk është e nevojshme të lëshohet miratim/vendim për ndërtim nga vetëqeverisja lokale.
Investitorët tani janë të detyruar vetëm të njoftojnë Komunën dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme. Për personat juridikë do të kërkohet certifikatë nga Regjistri Qendror, kurse për personat fizik kopje e letërnjoftimit, më pas fletë pronësi për objektin për të cilin vendoset projekti bazë. Kontrollin nëse janë vendosur fotovoltaikët siç është paraparë me projektin do ta realizojnë inspektorët komunal.

Më konkretisht, qytetarët duhet të paraqesin një njoftim për instalimin e një termocentrali fotovoltaik, në të cilit do të bashkëngjisin:
– kopje të letërnjoftimit

-fletë pronësi për objektin në të cilën parashihet të vendoset termocentrali fotovoltaik, me të drejtën e pronësisë së investitorit

-nëse objekti nuk është në pronësi të investitorit, paraqitet një kontratë ose pëlqim nga pronari i objektit

-projekti bazë për termocentral fotovoltaik deri në 6 kilovat për amvisëritë, gjegjësisht deri në 40 kilovat për kompanitë.

Ndryshimet parashikojnë një procedurë të veçantë për instalimin e termocentraleve fotovoltaike në objekte, pa lëshimin e vendimit për veprim, nga ana e konsumatorëve-prodhuesve që prodhojnë energji elektrike për konsumin e tyre dhe ia dorëzojnë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin elektro-distributiv.
Qeveria punon në interes të qytetarëve dhe ekonomisë, për zbutjen e pasojave gjatë krizës më të madhe energjetike në botë.

Krahas sigurimit prioritar të energjisë elektrike dhe ushqimit, investimet bëhen në projekte për rritjen e pavarësisë energjetike, zhvillimin e ekonomisë së gjelbër dhe përmirësimin e standardeve të jetesës. Që nga fillimi i krizës, për të ngadalësuar përhapjen e presioneve inflatore, u morën masa në vlerë prej 400 milionë euro, të cilat më pas u plotësuan me masat e parashikuara në ribalancin e Buxhetit dhe grupi i tretë i masave është pakoja e fundit prej 360 milionë euro në mbështetje për qytetarët dhe për ekonominë. /KlanMacedonia/

Të fundit