25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

A do të ketë fluturime ditëve në vijim në Maqedoninë e Veriut? Boçvarski thotë se janë në komunikim me sindikatën e kontrollorëve

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski është i bindur se Sindikata e Kontrollit të fluturimeve do të heqë dorë nga paralajmërimi për grevë më 25 dhjetor dhe më 1 janar. Thotë se qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse, siç deklaroi, po bëhet gjithçka që të zgjidhet kjo çështje. Sindikata, ndërkaq, me kryesinë e së cilës Boçvarski edhe pati takim, vendimin e fundit do ta sjellë në takimin e caktuar për nesër në mesditë.

“Dje pata bisedë mjaft produktive me kryetarin e Sindikatës dhe konsideroj se ishte mjaft i dobishëm. Në takimin e kaluar në tetor, patëm katër çështje të cilat u hapën dhe në të gjitha po punohet në koordinim me Sindikatën, mbetet edhe një çështje për të cilën diskutuam dje. Qytetarët të jenë të sigurt se pi bëjmë gjithçka, ndërkaq jam i bindur se kontrolluesit do të heqin dorë nga ai paralajmërim, ata do të mbajnë takim të vetin. Por, pas asaj që e diskutuam, që të dy konkluduam se interesi i qytetarëve dhe i shtetit duhet të jetë para të gjithave dhe mbi të gjithat”, deklaroi Boçvarski, në pyetjen e gazetarëve.

Tasevski thotë se se takimi në të cilin do të sjellin vendim lidhur me grevën do të mbahet nesër në orën 12:00.

Sindikata e Kontrollit të Fluturimeve M-NAV paralajmëroi grevë paralajmëruese më 25 dhjetor dhe për Vitin e Ri, si reagim ndaj konkurseve të shpallura për punësim në M-NAV, me kritere, sipas Tasevskit, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur me menaxhmentin në tetor të këtij viti.

Siç deklaroi paraprakisht Tasevski, është shkelur marrëveshja mes Sindikatës dhe drejtorëve të M-NAV, për të cilën garantues ishte ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe se do ta riaktivizojnë grevën më 25 dhjetor, prej orës 10:00 deri në orën 17:00, pas çka do të mbahet grevë edhe më 31 dhjetor prej orës 00:01 deri më 1 janar në orën 23:59.

Nëse nuk tërhiqen konkurset e shpallura më 25 dhjetor prej orës 10:00 deri në orën 17:00 nuk do të ketë fluturime dhe aterrime në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin “Shën Apostoli Pal” në Ohër.

Të fundit