I pyetur nëse BDI do të ketë kandidat të saj për president, apo do të mbështes kandidatin e LSDM-së në zgjedhjet presidenciale, nënkryetari i kësaj partie, Bujar Osmani tha se për këtë çështje është i autorizuar kryetari i partisë, Ali Ahmeti.
“Ende nuk është vendosur, siç e dini në mbledhjen e fundit të kryesisë është autorizuar, nëse mund të them, që kryetari i partisë t’i udhëheq negociatat dhe të merr vendim, ata negociata ende vazhdojnë, në momentin kur do të ketë vendim, do të informojmë”, pohoi Osmani./tv21.tv