27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

A do të rritet çmimi i peletit? “Nëse TVSH-ja rritet në 18%, shtrenjtimi do të jetë rreth 7.000 den”

Rritja e TVSH-së së peletit nga 5 në 18% do të ndikojë negativisht tek qytetarët që ngrohen dhe tashmë kanë investuar në blerjen e pajisjeve për këtë lloj ngrohje, thonë nga Shoqata e Prodhimit dhe Shpërndarjes së Peletit, Biomak Energy, përcjelkl TV21. Kryetari, Vlladimir Stojanovski, i cili pas bisedimeve me VMRO-DPMNE-në kërkoi takime me të gjitha grupet parlamentare, thotë se duan të shpjegojnë pse është e rëndësishme të mos rritet TVSH-ja. Bojan Stojanovski nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së njoftoi se do të paraqesin amendament që TVSH-ja të mbetet 5%.

“Në këtë situatë në shumë absolute peletat do të shtrenjtohen 2000 deri në 2500 denarë për ton. Do të thotë se një amvisëri mesatare shpenzon mesatarisht 2 e gjysmë deri 3 tone, do të thotë se kemi situatë ku diku rreth 6000-7000 denarë për një amvisëri në nivel të sezonit do të jenë shpenzimet më të mëdha në bazë të tatimit të vlerës së shtuar. Njëkohësisht po ulet përdorimi i mënyrës së ngrohjes nëse çmimi është i lartë, këtu flasim për derivat ripërtëritës biologjik”, tha
Vlladimir Stojanovski, Biomak Enerxhi.

“U morëm vesh se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni për ripërtëritjen e Maqedonisë menjëherë pas arritjes së këtyre ligjeve në Kuvend do të dorëzojë amendament me çka do të kërkojë që përqindja e TVSH-së për peletat nga 18% siç propozon qeveria, të ulet në 5% pa asnjë masë kohore për kufizim, për shkak se mendojmë se kjo është me rëndësi të madhe sepse 50 mijë amvisëri në RMV ngrohen me këtë energjens”, pohoi Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE.

Të fundit