28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ademi: Nuk ka ambicie që me mësimin onlajn të zëvendësohet mënyra tradicionale sepse kjo është e paarritshme

Modelet të cilat tashmë i përgatiti Ministria e Arsimit do të shqyrtohen edhe një herë në mbledhje të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, deklaroi ministri Arbër Ademi i cili, siç njoftoi televizioni Alsat M, konsideron se viti i ri shkollor duhet të fillojë me prani fizike, varësisht gjendjes epidemiologjike në vend.

Në një deklaratë për televizionin Ademi theksoi se bëhet fjalë për vendime të rënda dhe se me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse MASH është në kontakt të vazhdueshëm në ditët e fundit, duke paralajmëruar vendim gjatë ditës.

“Nuk kishte dhe nuk ka ambicie që me mësim onlajn të zëvendësohet mënyra tradicionale e realizimit të procesit arsimor, sepse një gjë e tillë është e paarritshme”, tha Ademi për TV Alsat M.

Ministri Venko Filipçe dje deklaroi se qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse është që viti shkollor 2020/2021 të fillojë onllajn, përveç për nxënësit e klasave të para sepse është e pasigurt se me çka do të përballemi me vjeshtë me infeksionin nga Kovid-19 dhe se, siç tha, do të jetë shumë e rrezikshme që të lejojmë që fëmijët të kthehen pa kurrfarë kufizimesh në hapësira të mbyllura.

Atë qëndrim të Komisionit Filipçe e ka prezantuar edhe në mbledhjen e djeshme të Qeverisë në të cilën është diskutuar për fillimin e vitit shkollor, por nuk ishte sjellë vendim për modelin përfundimtar se si do të realizohet mësimi. Pres-shërbimi bëri të ditur se në mbledhje ishte shqyrtuar dhe miratuar Informacioni me Planin për mbajtjen e mësimit në shkolla në vitin shkollor 2020/2021 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe ka sjell konkluzë ajo të ndahet me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse.

“Pastaj në bazë të mendimit të Komisionit do të sillet vendim për modelin e organizimit dhe zbatimit të procesit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme”, ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar.

Nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot në mëngjes për MIA-n konfirmuan se kanë mbledhje, por se për vendimin do të njoftojë Qeveria gjegjësisht të dy ministritë. Krahas për shkollat, siç ishte paralajmëruar dje, në mbledhje të Komisionit sot duhet të shqyrtohet edhe çështja për hapjen e kopshteve. fc/

Të fundit