28/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon afati për aplikim për zgjedhje të ofruesit për ndërtimin e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup

Vazhdon afati për parashtrimin e aplikimeve për para-kualifikim për zgjedhjen e ofruesit më të volitshëm për projektim dhe ndërtim të stacionit për trajtim të ujërave të zeza për qytetin e Shkupit dhe në vend të 17 gushtit të vitit 2020, i njëjti skadon më 1 shtator të vitit 2020 në ora 12:00 sipas kohës lokale. Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup informojnë se deri më tani rreth 50 kompani kanë shfaqur interes për marrjen e dokumenteve për aplikim.

Publikimi zyrtar i Ftesës për para-kualifikim për përzgjedhjen e ofruesit më të volitshëm për projektim dhe ndërtim të stacionit për trajtimin e ujërave të zeza Shkup, mund të gjindet në platformën zyrtare të Bankës Investuese Evropiane https://ted.europa.eu/udl?uri=TED:NOTICE:290799-2020:TEXT:EN:HTML&src=0.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Investuese Evropiane dhe Bankës Evropiane për Rikonstruim dhe Zhvillim u hap konstruksioni financiar për Projektin për ndërtimin e stacionit të pastrimit të qytetit të Shkupit. Në pajtim me disa faza për implementimin e projekteve kapitale PSOV-Shkup, në vlerë prej 136.000.000 euro, NP ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’-Shkup punon në realizimin e të njëjtit, që është dëshmi për angazhimet për avancimin e kushteve për jetë për të gjithë qytetarët si dhe investimin në mjedis të lartë cilësor të mjedisit, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup.

Prej atje u bëjnë thirrje të gjitha kompanive, të cilat i realizojnë kushtet, për të aplikuar për para-kualifikim për përzgjedhjen e ofruesit më të volitshëm për projektim dhe ndërtim të stacionit për trajtim të ujërave të zeza Shkup. fb/

Të fundit