Të tjera lajme

AFARISTËT ORGANIZUAN IFTARË PËR BANORËT E SEDLLARCËS (video)

Afro 300 banor të fshatit Sedllarcë e Epërme ishin të pranishëm në iftarin tradicional që kësaj radhe ishte organizuar nga afaristët e këtij vendbanimi dhe me ndihmesën e rinisë së fshatit. Të pranishëm në këtë iftar të përbashkët që u shtrua në qendër të fshatit dhe në qiell të hapur ishte edhe imami i Xhelal Xhemaili, kryetari bashkësisë Lokale dhe të tjerë. Me këtë rast kryetari i bashkësisë lokale Muzafer Ismaili falënderoi donatorët dhe rinin e fshatit për këtë gjest human.

MUZAFER ISMAILI – KRYETAR i B.L.“Pikë së pari faleminderit TV Koha që ndau kohë që sonte të viziton fshatin tonë Sellarcë e Epërme, gjithashtu falënderojmë donatorët, janë disa të rinj nga fshati, firmat e bashkëfshatarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë këtu në fshatin tonë. Ne si bashkësi lokale iu kemi ndihmuar në aspektin moral, kurse në aspektin financiar nuk kemi kontribuar në këtë situatë, pra janë disa firma, disa të rinj, që ne iu jena bashkëngjit si bashkësi lokale këtyre të rinjve. Shpresojmë që kjo traditë e jona shumëvjeçare nuk do të ndalet, por çdo vit të realizohet mirë e më mirë. Këtë vit të pranishëm janë afro 300 persona.” tha Muzafer Ismaili kryetar i Bashkësisë vendore

Organizatorët e këtij iftari i falënderoi edhe Imami i xhamisë ë fshatit Xhelal Xhemaili duke thënë Zoti i shpërbleftë me të mira. Me të vërtetë një ndër realizimet e qëlluara në vazhdën e aktiviteteve tona në fshat. Përgëzime për të gjithë pjesmarrësit që kjo ditë të duket edhe më madhështore.”

Të fundit