Të tjera lajme

Protesta në Tetovë, u kërkua drejtësi për të gjitha rastet (video)

“Njerëzit digjen, shteti krihet”. Kjo ishte motoja e protestës së sotme në Tetovë e cila u organizua nga Iniciativa zero në bashkëpunim me familjarët e tragjedisë në Spitalin Modular, tragjedinë e autobusit Besa Trans dhe tragjedinë e Llaskarcës ku u kërkua drejtësi. Qytetarët dhe protestuesit mbanin pankarta me mesazhe “Sa Jetë kushton licenca”, “A prisni të digjemi të gjithë”, “Zero Tolerancë” e kështu me rradhë.Atmosfere Protestat për drejtësi filluan në Sheshin Iliria ku qytetarët më pas marshuan nëpër bulevardin e Ilindenit duke arritur para Gjykatës Themelore në Tetovë.Para protestuesve folën familjarë të viktimave të tragjedisë në në Bullgari ku ishte përfshirë autobusi i Besa Trans-it dhe tragjedisë në Spitalin modular në Tetovë.Ibin EmshiuNjë nga protestuesit e sotëm ishte edhe Burim Islami. Ai në tragjedinë me autobusin e Besa Transi-it, ka humbur nënën, nusen dhe vajzën e dajës. Ai kërkon që një ditë përpara drejtësisë të dalin fatorët e vërtetë.“Mbi 100 viktima brenda 6 viteve të fundit, bilans i frikshëm i cili po i prek vetëm njerëzit që kanë ndjenja .Të vetmit njerëz që nuk i prek kjo shifër e keqe, janë vetëm ata të cilët nuk po i prek dot as ligji. Durmo Turs – Llaskarca,Spitali modular – Tetovë , Besa Trans – Bullgari dhe së fundmi Pulse – Koçan. Janë ajo që ju dhe qeveritë para jush i keni servuar popullit të mjerrë.Askund në botë vrasësit nuk lëvizin të lirë ashtu sic lëvizin këtu tek ne. Absurditet kush po na udhëheq, njerëz që para marrjes së pushtetit janë engjuj ndërsa pas marrjes së pushtetit janë si djalli , të cilët e orkestrojnë ferrin.Janë njerëz të cilët zot kanë paranë, ndërsa praktika e tyre fetare dhe morale është korrupsioni “, tha Islami.Organizatorët e protestave, iniciativa Zero Tolerancë theksuan se protestat organizohen kundër padrejtësive, kundër institucioneve që kanë tradhëtuar qytetarin. “Për Spitalin Modular, prokuroria për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të nxjerrë nga sirtari hetimin për shkaktarin e djegies së Spitalit Modular dhe të ngritet aktakuzë për fajtorët kryesorë në këtë rast. Njëkohësisht këkojmë krijimin e një ekip të pavarur që do të hetojë të gjithë ata që kanë zvarritur qëllimisht këtë lëndë, përfshirë këtu edhe prokurorët publik. Gjykimit aktual për këtë lëndë të zhvillojet pa ndikim politik biznesot. Për Llaskarcën, gkykata e apelit ta kthejë lëndën në rigjykik dhe të merr parasyh ankesat e prokurorisë publike për dënime më të larta për të akuzuarit ndërsa pronarëve të Dumro Tursi të ju ndalohet ushrimi I veprimtarisë.Për Besa trans, gjykata penale të shqiptojë dënime më të larta për të akuzuarit aktual pasi që lëndë është kthyer në rigjykim.Për Koçanin kërkohet hetim i pavarur dhe përfshirje të ekspertëve”, tha Blendi Hodai, kryetar I Iniciativës Zero. Protesta e sotme në Tetovë nuk kishte jehonë të madhe, ndërsa nuk u përkrah as nga parlamentët e dy universiteteve në Tetovë.Megjithatë,edhe përskaj rreshjeve të shiut protesta e sotme u mbajt nga ku u përcollën mesazhet për drejtësi për të gjitha tragjeditë në vend.

Të fundit