24/07/2024
27.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Afati për parashtrim të paraqitjes TVSH-04 vazhdohet deri më 30 prill

Drejtoria për të ardhura publike sot kumtoi se afati për parashtrim të paraqitjes TVSH-04 është vazhduar për pesë ditë, përkatësisht afati i fundit është deri më 30 prill.

“Në pajtim me rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërmarrje të masave dhe aktiviteteve për preventivë nga përhapja e sëmundjes COVID-19 (koronavirusi), Drejtoria për të ardhura publike në koordinim me Ministrinë e Financave përgatiti dhe i parashtroi Qeverisë së RMV-së Propozim dekrete me të cilat parashihet vazhdimi i afateve për parashtrim të formularëve dhe pagesë të obligimeve tatimore. Në pajtim me këtë, afati i fundit për parashtrim të paraqitjes-TVSH për periudhën tatimore 01.010.2020-31.032020 dhe periudhën tatimore 01.03.2020-31.03.2020 nga 25.04.2020 vazhdohet për pesë ditë, përkatësisht afati i fundit për parashtrim të paraqitjeve TVSH-04 do të konsiderohet data 30.04.2020”, thonë nga DAP-i. ab/

Të fundit