24/05/2024
19.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Agjencia për posta do të mbajë takim publik

Agjencia për posta sot do ta mbajë takimin e 19-të publik.

Në rend dite të takimit janë rikapitulimit i aktiviteteve të Agjencisë për posta në vitin 2022, raporti statistikor për aktivitetet postare në Republikën e Maqedonisë së Veriut për gjysmëvjetorin e parë të vitit 2022, hulumtimi për nevojat e shfrytëzuesve të shërbimeve postare për vitin 2022 dhe planet dhe projektet e ardhshme.

Duke e respektuar parimin e punës transparente, nga Agjencia informojnë se takimet e veta publike i organizojnë me qëllim që t’u mundësojnë të gjitha palëve të interesuara të informohen për aktivitetet e ndërmarra dhe për masat rregullatore në vitin rrjedhës. Gjithashtu do ta prezantojnë edhe gjendjen e tregut postar në vend dhe do ta njohin opinionin me aktivitetet rrjedhëse, planet dhe programet për veprim për periudhën e ardhshme

Të fundit