19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bytyqi: Çdo amvisëri këtë vit ka marrë subvencionin prej 21.000 denarë për energji elektrike

Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në emisionin “Magazina ekonomike” në televizionin Alsat, theksoi se në vitin 2022, të gjitha masat kundër krizës kapin vlerën e 760 milionë eurove, dhe këto janë masa ekonomike, pa llogaritur pagesën e energjisë elektrike.

Secili qytetar këtë vit subvencionohet me 6.800 denarë, ose çdo amvisëri merr subvencionim prej 21.000 denarë këtë vit për sigurimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar, tha Bytyqi.

Nënkryetari Bytyqi theksoi se edhe kompanitë e vogla subvencionohen deri në 100 për qind për energjinë elektrike.

Lidhur me afatet kohore të masave, Bytyqi tregoi se edhe në vitin 2020, në periudhën e krizës së KOVID-19, ka pasur mendime se masat kanë qenë të vonuara, që më pas FMN-ja dhe Banka Botërore të thonë se për shkak të masave, BPV-ja nuk ka rënë sa aq sa do të kishte rënë pa to, që masat shpëtuan 80.000 vende pune, etj.

Nënkryetari Bytyqi theksoi se në këtë vit krize, investimet e huaja arritën në 528 milionë euro, ndërsa në 10 vitet e fundit ishin më të larta vetëm në vitin 2018.

Gjashtë muaj kemi dëgjuar që energjia elektrike është faktori kyç për rritjen e çmimeve në sektorin ushqimor, fatkeqësisht shohim që ulja nuk është e vërtetë, kur ke një ekonomi të varur nga importi, kur lënda e parë vjen nga jashtë nuk mund të thuash se energjia elektrike është faktori kyç. Bëmë atë që duhej bërë, tani është radha e ekonomisë, tha nënkryetari i LSDM-së Fatmir Bytyqi në emisionin “Magazina ekonomike” në televizionin Alsat.

LSDM – Qendra për komunikime me opinionin

Të fundit