Me kujdes po ndjeki tensionet dhe zhvillimet e sotme në Kuvend. Në vend të një debati demokratik dhe argumenteve përballë kritikave të opozitës, pamë nervozë, fyerje dhe gjuhë të papranueshme nga përfaqësues të pushtetit.
Kur Kryeministri dhe kandidati për ministër, Ivan Stoilkoviq, zgjedhin sulmet personale dhe gjuhën e urrejtjes në vend të argumenteve, bëhet e qartë se kritika i shqetëson më shumë sesa dështimet e tyre.
Mbështetjen time të plotë e kanë deputetët Fatmir Bytyqi dhe Mitko Trajçuleski, të cilët me dinjitet ushtruan mandatin e tyre dhe mbrojtën të drejtën e opozitës për të kërkuar llogari në emër të qytetarëve.
Mbështes koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski dhe grupin parlamentar për punën në kuvend.
Nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pres të reagojë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve që ndodhën në sallën plenare. Vetëm pak ditë më parë promovoi Kodin e Etikës të Kuvendit, prandaj është detyrë e tij të sigurojë që ai të zbatohet për të gjithë, pa përjashtim.
Dhe në fund, një këshillë miqësore për Kryeministrin: nuk është e nevojshme të hyni çdo herë me nervozë në Kuvend. E pamë këtë edhe herën e kaluar gjatë përplasjes me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, ndërsa sot e pamë sërish.
Demokracia nuk fitohet me zë të lartë, por me argumente. Kur mungojnë argumentet, nervoza nuk i mbulon dështimet, përkundrazi, vetëm i bën edhe më të dukshme😁🤷♂️








