14/05/2024
11.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti i përgjigjet Mickoskit për “emisarët”: Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës nuk dal putha dorë

Pas Strugës dhe vendbanimeve përreth, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takimet i vazhdoi në Dibër bashkë me qytetarë dhe nga Qendër Zhupa dhe Mavrovë Rostusha, ku përveç falenderimeve, nga qytetarët kërkoi mbështetje për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj.

“Mickovski ka bërë një deklaratë se gjoja unë dërgoj emisar tek ai për të negociuar për të hyrë në Qeveri. Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal putha dorë, merrmi vesh, mua për 22 vite më ka votuar populli. Unë kam bërë Front me partitë politike shqiptare, por këtë Front e kam bërë të pathyeshëm edhe inkuadrimi edhe i komunitetet që ju i nënçmoni e përbuzni, si komuniteti turk, rom, boshnjak. Ne po përpiqemi që këtë Kushtetutë që e kemi ta bëj edhe më të afërt me qytetarët e Republikës së Maqedonisë t’i fusim edhe komunitetin bullgar, atë egjiptian edhe malazez e kroat. Nuk e zhduki Maqedoninë Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimi i statusit politik e juridik i shqiptarëve”, u shpreh Ali Ahmeti në Dibër.

“Opozitarët mos të bëjnë gabimet që i ka bërë kolegu im i mëhershëm në vitin 2006 dhe partia e atëhershme e bëri atë gabim dhe pagoi kosto të lartë. Shqiptarët nuk janë sahan lëpirës, ne nuk jemi përfaqësues të një minoriteti, ne jemi përfaqësues legjitim i shumicës dërmuese të shqiptarëve dhe tani në Front janë edhe komuniteti rom, turk, boshnjak. Kështu që me ata qyfyrë që i këndojnë, asnjëherë nuk vendosin ata, vendos populli. Pra me 8 maj të gjithë të votoni Frontin, sepse votohet për integrimin dhe izolimin. Vota do hidhet për integrim apo për izolim. Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së. Sot ndryshe ndjehemi si anëtarë të NATOS- sepse të gjithë kujdesen për paqen stabilitetin dhe sigurinë e vendeve anëtare. Luftërat nuk i kemi larg, ja ku zhvillohen, Ukrainë, Rusi e në Lindjen e afërt’, tha lideri i BDI-së Ahmeti.

Të fundit