16/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: Kështu na rastisi historia që në vazhdimësi të shkelim nëpër shtigje të pa hapura por kemi lënë gjurmë

Sekretariati për mundësi të barabarta të BDI-së organizoi manifestimin me moton “Një premtim në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit”.

Historia na rastisi që në vazhdimësi të shkelim në shtigje të pa hapura, por e rëndësishme është që të lësh gjurmë – tha në fjalimin e tij Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, duke iu drejtuar manifestimit “Një premtim në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit” në organizim të Sekretariatit për mundësi të barabarta të BDI-së.

“Kështu na rastisi historia që në vazhdimësi të shkelim nëpër shtigje të pa hapura. Por, cfarë është e rëndësishme të hapish shtigje të pa hapura, e rëndësishme është që të lësh gjurmë, për shkak se në rrugë të hapur ec gjithkush, kurse në shtigje të pa hapura është vështirë dhe në këtë ëvshtirësi, gjurmët kanë mbetur. Ne e nisëm me Teutën si deputete të parë dhe sot mbi 40% të Kuvendarëve, të deputetëve në parlamentin e RMV-së janë gra shqiptare”, tha Ali Ahmeti.

Manifestimit iu drejtuan edhe mysafire nga Shqipëria dhe Kosova sikurse Deputetja në Kuvendin e Kosovës dhe Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadriaj dhe Etilda Gjonaj deputete në Parlamentin shqiptar.

Nga Sekretariati për mundësi të barabarta të BDI-së, në manifestimin e sotëm, me mirënjohje dhe dhurata u nderuan mësueset në trevat shqiptare të vendit. TV KOHA

Të fundit