02/11/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Arben Taravari: Do jem president i njerëzve dhe për njerëzit, kërkoj ndjesë për ata që kanë mbetur jashtë pasi nuk i zë salla

Opozita shqiptare e bashkuar në koalicion VLEN bashkë me përfaqësuesin e Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, në Gostivar ka promovuar Arben Taravarin si kandidat për president

Në një sallë të mbushur plotë ai tha se kërkon ndjesë për njerëzit që kanë mbetur jashtë pasi nuk i zë salla.

“Ky kandidim është përgjegjësi por edhe privilegji më i madh që kam pasur në jetë. Secili nga ju që keni ardhur, ju falenderoj shume, sepse ju jeni forca ime. Jam mjek 26 vjet, profili si neurolog me ka bërë që të njoh shqetësimet e njerëzve, dhe që vijnë nga një sistem jo i drejtë. Unë do jem si president i njerëzve dhe për njerëzit. Si president i propozuar nga VLEN do jem fitues absolut në kampin shqiptar”, deklaroi kandidati për president i VLEN, Arben Taravari.

Ai tha se mbaroi koha e presidentëve që jetojnë në pallate të kristalta dhe larg njerëzve.

“Unë do jem ndryshe, do jem president i të gjithë qytetareve”,  Taravari kërkoi që presidenti të votohet në Kuvend dhe gjithashtu foli për ndryshimet kushtetuese, duke kërkuar që të largohet 20 %.

“Ne do të luftojmë për liri barazi dhe harmoni në Maqedoninë e Veriut. Populli është i pari, andaj kjo është motoja jonë”, theksoi Taravari. përcjell TV KOHA

https://fb.watch/qziKgqBHbD/

Të fundit