26/06/2024
29 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: Maqedonia e Veriut nuk ndërtohet duke i hequr misionarët e duke ngritur vasalët

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, “Fronti Europian” ka organizuar  Akademi Solemne në Teatrin Shqiptarë në Shkup. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij tha se liria e Kosovës erdhi si rezultat i  lumenjve të derdhur të gjakut në të gjithë historinë e shqiptarëve. Që shqiptarët të kenë liri, Ahmeti tha mijëra djem të rinj dhe studentë janë masakruar.

ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Rezistenca kur nuk pushoi, sepse e drejta ishte në anën ton. Kjo rezistencë në vazhdimësi, hap pas hapi, veç që forcoheshte përballë pushtuesve dhe vasalëve. Ran njësitet e para të UÇK, por ama këtë liri e lau me gjak familja e Jasharëve, me djemtë dhe bijat e tyre. Kjo liri rrënjët i ka në gjak dhe çlirimi bashkë me aleat”. 

Ahmeti foli edhe situatën politike në vend. Ai tha se ky shtet në këmbë mund të qëndrojë vetëm duke qenë në harmoni mes dy kombeve më të mëdha dhe duke shuar se nuk ndërtohet ky shtet duke i hequr misionarët e duke marrë vasalët.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Këto kohra duhet t’i takojnë të së kaluarës dhe nuk jemi që këto kohra të përsëriten. Ne duam të ecim përpara por jo si vasal e shërbëtor por krenar dhe me dinjitet, duke e ngritur lartë e më lartë, si kulturën, si historinë, si traditën ton dhe të përfaqësuar në të gjitha institucionet, sepse për këtë jemi votuar dhe për këtë jemi zotuar”.

Fjalim rasti në këtë akademi solemne patën edhe krerët e partive tjera që e përbëjnë Frontin Europian.

Samir Mustafa /SHENJA/

Të fundit