01/03/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti priti në takim shefin e Delegacionit të BE-së, Geer

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur sot në takim Shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian në vend, z. David Geer.

Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike në vend, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sundimin e ligjit dhe integrimin europian.

Ahmeti njoftoi ambasadorin Geer për pozicionin e palëkundur proeuropian të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe për vazhdimin e konkretizimit të nismës për një fronti të përbashkët veprues që do të trasojë rrugën e sigurt të vendit drejt horizontit të Europës.

Të dy bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e madhe të mbarëvajtjes demokratike të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për të ardhmen europiane të vendit.

Ahmeti potencoi se në fokusin e koalicionit qeverisës në vazhdimësi kanë qenë ndryshimet kushtetuese dhe përforcimi i mekanizmave për sundimin e ligjit dhe se padyshim ato mbeten prioritet i padiskutueshëm i vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë me të gjithë potencialin e saj të insistojë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimësinë e reformimit të vendit në frymën europiane.

Të fundit