Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e tij për pasojat që, sipas tij, këto zhvillime mund të kenë për Shqipërinë.
Ai tha se po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Shqipëri dhe se protestat po i shkaktojnë vendit “dy goditje të forta”, duke veçuar ndikimin që ato mund të kenë në turizëm dhe në klimën e investimeve.
ALI AHMETI – Kryetar i BDI-së
Ahmeti theksoi se nuk po mbron figura politike të caktuara, por interesin e Shqipërisë, duke shtuar se stabiliteti dhe zhvillimi i saj janë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Ahmeti tha se nuk ka asgjë kundër protestuesve por kundër organizatorëve të protestave që sipas tij, janë shtetet fqinje si Greqia dhe Sërbia.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të analizojnë me kujdes pasojat e zhvillimeve politike, duke paralajmëruar se tensionet dhe pasiguria mund të dëmtojnë jo vetëm Shqipërinë, por edhe interesat e shqiptarëve në rajon./Tv Koha/







