Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për sot në mesditë ka thirrrë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
“Në mbledhje do të diskutohet rreth zgjedhjeve presidenciale, kongresin e Forumit Rinor të BDI, kongresin e forumit të gruas të BDI-së si dhe procesin e ri-regjistrimit të anëtarësisë”, thuhet në komunikatën e BDI-së. Kjo parti ka vendosur që të përkrahë kandidatin presidencial të radhëve të LSDM, Stevo Pendarovski, i cili u konsiderua si kandidat koncensual.