30/04/2024
18 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: Të mos trembet askush nga kryeministri i parë shqiptar në RMV, ne marrim hisen tonë

Tek BDI-ja shoh vlera që janë ndërtuar, vlera që dinë të menaxhojnë dhe drejtojnë prandaj kërkohet mbështetja e plotë e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe e komuniteteve të tjera edhe pse nuk është thënë më herët duke mos e mohuar se në krah të luftës çlirimtare që e bëmë i fituan të drejtat e tyre edhe ata, nënvizoi mbrëmë në Likovë në promovimin e kandidatit për kryeministër të Republikës së Maqedonisë së Veriut që mban numrin 9, kryetari i partisë, Ali Ahmeti duke potencuar se Likova dhe Kumanova në rrethana të jashtëzakonshme kanë qenë gjithmonë bashkë.

Ahmeti, siç njofton zyra për informim e BDI-së, tha se janë vendosur në lëvizje jo vetëm vendi por edhe rajoni si dhe ato qendra ndërkombëtare, pasi siç thotë, e drejta është në anën tonë për këtë edhe gjithë kjo dyndje bëhet se çka është duke ndodhur dhe pse dalin me kërkesën sa të drejtë dhe legjitime për kryeministrin shqiptar.

“Në vend që të gëzohen të tjerët janë hidhëruar dhe zëmëruar. Në vend që ta përshëndesin të tjerë e përqeshin. Ne e dimë se kur shqetësohen të tjerët kanë një hall të madh por ama të mos shqetësohen aq shumë pasi me kryeministër shqiptar rritet lojaliteti i shqiptarëve ndaj shtetit, me
kryeministër shqiptar forcohet integriteti dhe sovraniteti i shtetit, ne nuk marrim hisen e tjetër kujt pasi të huajin kur nuk e kemi dashur por për hisen tonë gjak kemi derdhur,” u shpreh Ahmeti.

Ahmeti në vazhdim të fjalimit të tij para banorëve të Kumanovës tha se brengoset edhe nga politikanët e komunitetit maqedonas por edhe nga udhëheqësit e partive politike shqiptare të cilët kanë reaguar për idenë e kryeministrit shqiptarë të RMV-së.

“Nga bashkëqytetarët tanë maqedonas më dëshpërojnë pasi menjëherë u trembën shumë nga ideja e kryeministrit shqiptar duke thënë se nuk mund të jetë shqiptar kryeministër i RMV-së. Gjysh, stërgjysh e katragjysh me tapi na kanë lënë këtë vend dhe bashkë me Diellin këtu jemi dhe askush nuk mund të na mohojë një të drejtë legjitime që vetë Zoti na e njeh. Si mund të zgjidhej kryetari i parlamentit shqiptar dhe pikërisht ata thoshin se nuk mund të bëhet, ministri i Mbrojtjes shqiptar, i Punëve të Brendshme shqiptar, Kryetari i Gjykatës Supreme u bë shqiptar dhe asgjë nuk i ndodhi këtij vendi përkundrazi proceset ecin para, Evropa është Evropë e diversiteteve. Në këtë mandat që vjen shoh shumë premtime por këtë mandat duhet një gjë duhet të garantojnë pala maqedonase se ky vend do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe për ta anëtarësuar këtë vend në familjen e madhe evropiane duhet të bëhen reforma të thella në drejtësi të vendoset vetting të mirëfilltë, të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe këto punë mund t’i bëjë një kryeministër shqiptar,” nënvizoi Ahmeti. shk/

Të fundit