20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vajza e Ismail Kadares zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare është emëruar zëvendës presidente në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kadare, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ndihet shumë e nderuar dhe e privilegjuar për këtë post të rëndësishëm.

Më tej, ajo thekson se Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore në Kombet e Bashkuara.

Postimi i plotë:

Krenare të njoftoj se Shqipëria merr postin e zëvendës Presidentit në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbejë si zv.presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Është një privilegj dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një shikueshmëri të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në KB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbaidjanin, Armenia etj.)

Të fundit