18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident në një rrugë lokale në Tetovë, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar, prej të cilëve dy më rëndë, në aksidentin që ditën e djeshme (18 korrik) ndodhi në rrugën lokale Çellopek – Miletinë në Tetovë.

Siç njoftojnë nga Policia e Tetovës, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave me targa regjistrimi të Tetovës – një “Volkswagen Golf” e drejtuar nga 26-vjeçari A.T. nga Miletina e Tetovës dhe një automjet i tipit BMW e drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar nga Çellopeku.

“Në aksident, pasagjerët nga automjeti Volkswagen Golf, S.T. (46) dhe 27-vjeçarja M.B. nga Miletina, kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Po ashtu, dy vozitësit, 26-vjeçari A.T. dhe i mituri 13-vjeçar nga Çellopeku, kanë pasur lëndime trupore. Të gjithë të lënduarit janë transportuar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, thonë nga SPB Tetovë.

Pas këtij aksidenti, ekipi nga SPB-Tetovë ka kryer mbikëqyrje të vendit të ngjarjes për të dokumentuar situatën dhe për të zbuluar shkakun e aksidentit./Telegrafi/

Të fundit