Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u shpreh se ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgari nuk janë të pranueshme për partinë e tij.
“Do të kemi koordinim dhe do të dakordohemi për veprimet tona, por OBRM-PDUKM ka qëndrim të qartë. Ndryshime të këtilla kushtetuese, nën diktatin bullgar nuk janë të pranueshme”, u shpreh Mickoski.
Xhaferi pranon propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, tregon procedurat që vijojnë
Qeveria me tekstin që e parashtroi, sipas Mickoskit, jo vetëm që nuk pranohet teksti, por është totalisht i pakuptueshëm.
“Ky tekst, ashtu siç është rrezikon më shumë pozitën e Maqedonisë në procesin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u shpreh Mickoski./Telegrafi/