24/07/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident në Tetovë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Tetovë, pasi drejtuesi i një veture ka goditur tre vetura të parkuara.

“Me datë 13.06.2024 në ora 07:45 në SPB Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilindenska” me rrugën “Kiro Ristoski Drnc” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Citroen” me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga A.Z (30) nga Tetova, ka goditur tre automjete të parkuara: “Ford”, “Volkswagen Turan”, “Volkswagen Golf” të gjitha me targa të Tetovës”.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, si dhe bashkëudhëtari L.A (19) nga fshati Gajre, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës”.

“Në vendngjarje ekipi i SPB Tetovë ka bërë kontrolle”, thonë nga MPB.

Të fundit