Prokuroria e Kumanovës ka kryer ekspertizë në vendin e fatkeqësisë, që ka ndodhur dje para vendkalimit kufitar Tabanoc, me ç’rast jetën e kanë humbur një grua 49-vjeçare nga Kumanova.
Sipas njohurive të para të Prokurorisë, deri te fatkeqësia ka ardhur ashtu që në fillim ka ndodhur përplasja mes automobilëve me targa nga Maqedonia, pasi një nga automjetet ka hyrë në autostradë nga drejtimi i palejuar, ndërsa pasi gruaja ka dalë nga automobili, në të është përplasur automobili me targa serbe. Nga lëndimet e shkaktuara, gruaja na Kumanova ka ndërruar jetë.
“Sipas njohurive të para, përplasja iniciale mes dy automobilave, ‘folksvagen polo’ me targa të Kumanovës dhe ‘folksvagen golf’ me targa të Shkupit, është shkaktuar kur me siguri shoferi i njërit prej automobilave ka hyrë në autostradë në drejtim të palejuar. Pas përplasjes së parë, udhëtarja nga automjeti i Kumanovës ka dalë nga automobili dhe në atë moment në të është përplasur automobili ‘opel insinja’ me targa serbe. Nga goditja dhe plagët e rënda, gruaja ka ndërruar jetë”, kumtoi Prokuroria.
Prokurroia ka lëshuar urdhër për autopsi të së ndjerës dhe për ekzaminimin e mostrave nga gjaku dhe urina të pjesëmarrësve tjerë, të cilët në këtë moment janë hospitalizuar me lëndime më të lehta. Janë mbledhur edhe gjurmë dhe dëshmi materiale, të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës, me qëllim që saktë të konfirmohen shkaqet për fatkeqësinë e komunikacionit. Paraprakisht, SPB Kumanovë informoi se në fatkeqësinë e mbrëmshme të komunikacionit, që ka ndodhur në autostradën Kumanovë – Tabanoc në dy kilometra para vendkalimit kufitar rreth orës 20:00, kanë marrë pjesë tre automobil, prej të cilave një me targa serbe.
“Në fatkeqësinë kanë marrë pjesë një automjet ‘folksvagen polo’ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.T. (24) nga Kumanova, automjeti ‘folksvagen golf’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.P. (45) nga Kumanova dhe automjeti “opel insignia’ me targa serbe, i drejtuar nga Gj. N. (59) nga Serbia. Në fatkeqësinë, nga lëndimet ka ndërruar jetë L. T. (49) nga Kumanova, bashkudhëtare në automjetin ‘polo’, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore Kumanovë”, informoi policia.
Rëndë u lënduan V.P dhe B.T., ndërsa më lehtë Gj.N, konstatuan në spitalin në Kumanovë.