Në fshatin Pallçisht të Komunës së Bogovinës ka ndodhur një aksident trafiku.
Sipas informacioneve të para, në makinë kanë qenë katër persona të moshës 15 dhe 16 vjeç.
Njëri nga të miturit ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin Klinik të Tetovës ku prej atje është transferuar dhe është dërguar në spitalin e Shkupit ndërsa te tjerët kanë marrë lëndime më të lehta.
Edhe ekipi i zjarrfikësve dhe të gjithë ekipet tjera ndihmëse janë në vendin e ngjarjes. TV KOHA