28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksidentohet në Tetovë karroca festive

Është aksidentuar para pak çastesh në hyrje të Tetovës, karroca festive e cila përdoret për shëtitjen e fëmijëve para synetisë. Gjatë këtij aksidenti, me lëndime ka përfunduar drejtuesi i karrocës, i cili është transferuar në spitalin klinik të Tetovës, ndërsa për fat të mirë, në karrocë nuk ka pasur persona të tjerë.

Karroca është goditur nga një makine tjetër në lëvizje. Për pasojë, rruga në hyrje të Tetovës nga Shkupi, vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim, ndërkohë që ekipe të Sektorit për punë të Brendshme të Tetovës, janë duke kryer hetimet.

Të fundit