20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aktivitete për të parandaluar katastrofat natyrore

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ambasadorja e Zvicrës Veronik Ulman, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Armen Grigorjan dhe kryetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu, morrën pjesë në aksionin për mbjelljen e fidanëve në lokacionin në afërsi të fsha+t Bogovinë.

Kryetari i komunës së Bogovinës, falënderoi përfaqësuesit ndërkombëtarë për investimet që bëhen në këtë komunë.

Ambasadorja e Zvicrës Veronik Ulman tha se pjesëmarrja në këtë aktivitet ka të bëjë me dërgimin e porosisë, që është mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore.“Dihet se me ndryshimet klimatike, do të kemi më shumë vërshime, zjarre dhe fatkeqësi tjera dhe çështja është se çka mund të bëjmë ne që të mbrojnë natyrën për të krijuar një ambient më të sigurtë për gjeneratat që vijnë.Zgjidhja e kërtyre problemeve nuk është e lehtë, por mendojmë se përmes këtyre aktiviteteve që ndërmarrin, siç janë pyllëzimi, ne mund të ndihmojmë në ndalimin e atyre katastrofave natyrore” tha Ambasadorja e Zvicrës Veronik Ulman.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Armen Grigorjan pohoi se kur më shumë institucione bashkohen për të parandaluar katastrofat natyrore atëherë edhe rezultatet janë më të mëdha.“Pyllëzimi është një nga aktivitetet që mund të ndihmojë në mënyrë drastike në zvogëlimin e katastrofave natyrore.Më vjen mirë që në këtë aktiviet jemi më shumë institucione, siç është ambasadorja e Zvicrës që është financuese , kryetari I komunës, ministry I ekologjisë sepse vetëm me hapa të përbashkët mund të kemi rezultate” tha Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Armen GrigorjanNë këtë aksion, i cili kishte për qëllim që ta ngrisë vetëdijen dhe t’i zhvillojë shprehitë pozitive tek nxënësit nga mosha më e re, u përfshinë shkolla fillore “Sami Frashëri” nga Piroku, shkolla fillore”Abdil Frashëri” nga Bogovina shkolla fillore “Sabedin Bajrami” nga Kamjani, shkolla fillore”Dervish Cara”. ” nga Pallçishti i Poshtëm dhe shkolla fillore “Liria” nga Zherovjani.TV KOHA.

Të fundit