28/03/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Digjet vetura e një biznesmeni në Lezhë që merret me tregtimin e naftës Shqipëri-Kosovë

Një makinë është përfshirë nga flaket rreth orës 04:00 të mëngjesit pranë bordit të kullimit në Lezhë.

Makina është pronësinë e Ndue Pjetrushi (i njohur si ‘Noshi’) biznesmen i cilit merret me tregtimin e naftës Shqipëri-Kosovë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

“Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë.

Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies”- njofton policia.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse zjarrvënia është e qëllimshme për shkak të biznesit të tij, apo është ndonjë defekt teknik. /Tch/Telegrafi/

Të fundit