Grupi i punues për riemërtimin e rrugëve në Tetovë filloi sot me punë, këtë e bëri të ditur zëvendës kryetari i komunës së Tetovës njëherazi edhe kryetar i grupit Albi Qamili në një postim në facabook.
“Si kryetar i këtij grupi, pranova dokumentacionin dhe materialet nga grupi paraprak dhe u njoftova me punën e tyre. Mbi bazën e punës që është bërë deri tani dhe duke marrë parasysh propozimet e dërguara nga qytetarët, do të vazhdojmë punën me qëllimin që ta rrumbullakësojmë këtë proces sa më shpejt. Emrat e rrugëve në Tetovë duhet të reflektojnë identitetin dhe realitetin e Qytetit”, tha Albi Qamili.







