23/10/2024
14.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Albin Kurti shpalos hartën ku janë kidnapuar policët e Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpalosur hartën ku ka ndodhur kidnapimi i policëve të Kosovës nga Serbia. Kurti tha se ka ndodh brenda territorit të Kosovës.

“Është një kilometër larg kufirit në njërën anë që i bie të jetë pjesa veriperëndimore, pastaj 670 metra që i bie pjesa veriore dhe në pjesën  jugperëndimore 300 metra . “, tha Kurti.

Ai po ashtu shpalosi edhe fotografitë e rrugës së prerë dhe tha se këtu shihet se policët nuk kanë mundur të kalojnë tutje siç pretendon Serbia.

“Pra nuk bëhet fjalë oër arrestim në Serbi por bëhet fjalë për kidnapim në Kosovë…. Nuk bëhet fjalë për kalimi të policisë përtej kufirit të Serbisë si pretendohet, andaj as përtej rrugës së prerë.”, tha Kurti.

Kryeministri tha se KFOR-i dhe Policia kanë parë në atë vend gjurmët e qizmeve të huaja dhe pranga, ndërsa u shpreh i habitur që misioni paqeruajtës i NATO-s s’e ka përmendur këtë.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i, ka qenë Policia e Kosovës dhe aty janë gjetur edhe gjurmët e qizmeve, këpuceve të huaja në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe prangat plastike lidhëse. Pra, si është e mundur se ata prentendojnë se Policia janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë pikërisht në këtë vendin ku po themi ne”, tha Kurti.

Të fundit